Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Dëgjohen shpërthime të forta në aeroportin pranë Ukrainës

Shpërthime të forta janë dëgjuar në aeroportin ushtarak Ziabrovka të Bjellorusisë, që ndodhet në rajonin Gomel pranë kufirit me Ukrainën.

Mediat raportojnë se pak pas mesnate janë dëgjuar pesë shpërthime të forta dhe vala goditëse është ndjerë në qytetin e Gomelit.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, në një deklaratë, pretendon se shpërthimet kanë ndodhur për shkak të ndezjes gjatë një ndërrimi të motorit në një automjet.

“Në lidhje me thirrjet e bëra në Ministrinë e Mbrojtjes për ndezjet e ndodhura në seksionin Zyabrovka të rajonit Gomel, pohojmë se më datë 10 gusht, rreth orës 23:00, gjatë kontrollit të një automjeti pas një ndryshimi në motor, janë shkaktuar shpërthimet. Stafi ka marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit. Nuk ka të lënduar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më herët. Zëvendës shefi i Drejtorisë Qendrore të Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Alexei Gromov, kishte deklaruar se Bjellorusia e kishte vënë aeroportin Ziabrovka nën kontrollin e forcave ruse.

“Aeroporti Ziabrovka në Bjellorusi është tashmë nën kontrollin e plotë të rusëve. Një bazë ushtarake ruse po krijohet aktualisht atje. Në zonën e aeroportit ka një divizion përgjegjës për raketat Iskander dhe një divizion për S-400”, tha Gromov.

LEXO EDHE:

Back to top button