Heshtja e Trump para prokurorëve, ish-presidenti refuzoi t’u përgjigjet 400 pyetjeve

Heshtja e Trump para prokurorëve, ish-presidenti refuzoi t’u përgjigjet 400 pyetjeve

Të mërkurën në mëngjes, më 10 gusht, ish-presidenti amerikan, 76-vjeçari, Donald Trump, u paraqit në zyrën e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Leticia James për të sqaruar disa nga aktivitetet e grupit të tij të biznesit.

James po heton pretendimet se Grupi Trump ka fryrë artificialisht vlerën e pronave të tij për të marrë kredi të buta nga bankat dhe përfitime të tjera nga IRS.

Duke u larguar – pas orëve – nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut, Donald Trump përshëndeti mënyrën “shumë profesionale” në të cilën ekipi i Leticia James e trajtoi takimin mes tyre.

Megjithatë, siç zbulon Washington Post, duke cituar burime që dyshohet se dinë se çfarë u zbulua pas dyerve të mbyllura të prokurorisë, ish-presidenti republikan refuzoi t’i përgjigjet më shumë se… 400 pyetjeve të prokurores, duke përdorur Amendamentin e Pestë të Kushtetuta e SHBA-së, i cili i lejon personat që merren në pyetje të heshtin, mënyrë që të mos inkriminojnë veten.

LEXO EDHE:

Back to top button