Çfarë problemesh shëndetësore mund të keni nëse nuk pini mjaftueshëm ujë?

Çfarë problemesh shëndetësore mund të keni nëse nuk pini mjaftueshëm ujë?

Sasia ditore e rekomanduar e ujit për meshkujt është 3 litra dhe për femrat 2,2 litra. Nëse nuk e ndiqni këtë rekomandim, mund të hasni disa probleme shëndetësore.

Edhe pse ka shumë shkaqe të dhimbjes së kokës, dehidratimi është fajtori kryesor. Për të shmangur dhimbjet e kokës në të ardhmen, pini ujë gjatë gjithë ditës në vend që të prisni që etja t’ju bëjë të ndiheni të sëmurë, raporton Eat This, Not That. Kur nuk pini mjaftueshëm lëngje, ndodhin edhe jashtëqitje të forta.

Nëse jeni adhurues i kafeinës dhe pijeve të ngopura me sheqer, mbani në mend se duhet të përpiqeni të konsumoni më shpesh ujë. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni ndjenjën e papritur të mungesës së energjisë që zakonisht ndodh një ose dy orë pas pirjes së një pije jo të shëndetshme.

Mjekët vërtetuan se metabolizmi i pjesëmarrësve në hulumtim u rrit me 30% pasi kishin pirë vetëm gjysmë litër ujë. Nëse po përpiqeni të humbni peshë, uji do t’ju ndihmojë veçanërisht në këtë proces.

Nuk mund të përqendroheni në detyrën në fjalë? Kjo mund të lidhet me dehidratimin. Uji përbën 80% të trurit, madje një mungesë e vogël e tij ndikon negativisht në kujtesën dhe vëmendjen.

Nëse tashmë po vëreni një ritëm më të lartë se zakonisht, mund të shkaktohet nga konsumimi i pamjaftueshëm i ujit. Shkalla mesatare normale e zemrës në pushim për një të rritur konsiderohet të jetë midis 60 dhe 100 rrahje në minutë.

Kur nuk pini mjaftueshëm lëngje, zemra juaj duhet të punojë më shumë për të pompuar gjakun rreth trupit tuaj, duke bërë që ai të rrahë më shpejt. Për të mundësuar që sistemi juaj kardiovaskular të funksionojë në mënyrë më efikase, filloni ditën me shumë lëngje dhe kërkoni ujë rregullisht gjatë gjithë ditës.

LEXO EDHE:

Back to top button