Kombëtarja e Belgjikës shënoi fitore të pastër 3-0 në terrenin vendas kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit “Katar 2022”. Golat për belgët i shënuan: Romelu Lukaku, Eden Hazard dhe Aleksis Saelemaekers. Për sulmuesin belg, Lukaku tashmë është diçka rutinore të shënoj për Belgjikën.
Ai u nderua mbrëmë para fillimit të ndeshjes pasi arriti paraqitjen e tij jubilare të 100-të me fanellën e Belgjikës, duke realizuar 67 gola në total.
Belgu gjatë këtyre 67 golave, 50 i ka realizuar në 50 paraqitjet fundit me kombëtaren, që është një statistikë tejet impresive me mesatare të një goli për çdo ndeshje.
Lukaku është i padiskutueshëm golashënuesi më i mirë në histori të Belgjikës, duke prirë pastër si lider, i ndjekur nga Eden Hazard, që vie i dyti me 33 gola të realizuara








