Çfarë tregon vlera e lartë e Eritrosendimentit në gjak- ESR?

Eritrosendimenti (ESR) është një analizë laboratorike që vlerëson shkallën e inflamacionit të pranishëm në organizëm. Rezultati matet duke ekzaminuar shpejtësinë me të cilën rruazat e kuqe të gjakut, të ndara nga plazma, depozitohen në fund të një kampioni gjaku në brendësi të një epruvete. Në kushte normale rruazat e kuqe depozitohen ngadalë, ndërsa në prani të një procesi inflamator kanë tendencën te depozitohen me shpejtësi më të madhe.

Në rastet kur në organizëm ka inflamacion ka një rritje të përqëndrimit në gjak të të ashtuquajturave proteina të fazës akute, si proteina C reaktive (PCR) dhe fibrinogjeni. Kjo rritje është arsyeja e një procesi sendimentimi më të shpejtë të rruazave të kuqe.

Duhet të dimë se sa më e lartë të jetë vlera e ESR aq më i madh është inflamacioni. Vlera e saj matet në milimetër për orë (mm/h).

Konsiderohen normale vlerat e mëposhtme:

Fëmijët: ESR përfshirë mes 0 dhe 10 mm/h

Gratë:

Nën moshën 50 vjeç: ESR mes 0 dhe 20 mm/h

Mbi 50 vjec: ESR mes 0 dhe 30 mm/h.

Burrat:

Nën 50 vjeç ESR përfshirë mes 0 dhe 15 mm/h;

Mbi 50 vjeç: ESR përfshiorë mes 0 dhe 20 mm/h.

ESR e lartë.

Ndryshimi i vlerave të ESR nuk është domosdoshmërisht udhëzues për te diagnostikuar një sëmundje, rezultati në fakt duhet të jetë i lidhur me historinë klinike të pacientit dhe analiza të tjera për të arritur në një diagnozë përfundimtare.

Një vlerë e lartë, por në mungesë të shenjave të simptomave nuk është majftueshëm informuese për të formuluar një diagnostikim. Ajo mud të jetë në kufijtë e normales dhe mund të jetë e lidhur me arsye parafiziologjike si për shembull shtatzënia, mosha, apo përdorimi i ilaçeve, ndërsa ESR në vlerë mesatarisht të lartë mund të ndodhë gjatë gjendjeve inflamatore për shkak të:

• Anemisë

• Shtatzanisë

• Sëmundjeve të veshkave

• Sëmundjeve të tiroides

• Tumoreve

• Mbipesha

• Lloje të caktuara të Artritit

• Sëmundjeve autoimune

• Sëmundja e Crohn

• Sëmundjet kardiake

• Infeksione të lëkurës

• Infeksione të kockave

• Tuberkulozi

Në përgjithësi infeksionet virale nuk shkaktojnë një rritje domethënëse të kësaj analize, ndryshe nga infeksionet bakteriale.

ESR e ulët.

Mes rasteve më të zakonshme që shpjegojnë vlerën e ylët të ESR-së gjejmë:

• Dështimi kogjestiv i zemrës

• Hipofibrinogjeni

• Zvogëlim i sasisë së proteinave plazmatike, si albumina, që ndodh si pasojë e sëmundjeve të mëlçisë dhe veshkave

• Leukocitoza, një numër i lartë i qelizave të bardha të gjakut

• Anemi qelizore drapër

• “Polycythemia vera”, një sëmudje e palcës së kockave që çon në një prodhim të tepërt të rruazave të kuqe të gjakut.

ESR është e nevojshme në prani të simptomave sugjestive të një gjendje inflamatore si artriti, në prani të temperaturës së vazhdueshme apo kur dyshohet për një sëmundje kronike të zorrëve, siç është ajo e Crohn.

Siç e thamë vlerat e marra më vete nuk kanë efekt diagnostikues, dhe për këtë arsye analiza kërkohet bashkë me:

• Gjak komplet

• PCR që bashkë me ESR janë shenjuesi kryesor i inflamacionit

• Profili metabolik (glicemia, kolesteroli, enzimat hepatike, elektrolitet, analizat renale, autoantikorpet)

LEXO EDHE:

Back to top button