Chan: Përmbytjet në Gjermani e Kinë lidhen me ngrohjen globale

Qeveritë e vendeve në mbarë botën do të duhen të parashikojnë mot edhe më ekstrem për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një eksperti nga Hong-Kongu.

“Përmbytjet në Gjermani dhe Henan dhe shirat e rrëmbyer në të dy këto shtete, sigurisht që kanë lidhje me ngrohjen globale”, thotë profesor Johnny Chan, ekspert në shkenca atmosferike në Universitetin e Hong-Kongut.

“Qeveritë duhet medoemos të konsiderojnë ngrohjen globale dhe pasojat e saj, për shembull sa i përket përmbytjeve, që të sigurohen se vendet do të mund të përshtaten me këto lloj ndryshimesh në kësi ngjarje moti ekstreme”, shtoi ai.

Numri i viktimave në provincën e Henanit ka shkuar në 56, ku dhjetëra prej tyre humbën jetën në një metro që u përmbyt.

Si në Kinë, ashtu edhe në Europën veriperëndimorë, katastrofa vjen pas një periudhe shirash të fortë jo të zakonshme për stinën.

LEXO EDHE:

Back to top button