​Chiellini i jep lamtumirën Kombëtares së Italisë

​Chiellini i jep lamtumirën Kombëtares së Italisë

Giorgio Chiellini i dha lamtumirën fanellës së Italisë me humbjen 3-0 ndaj Argjentinës në “Finalisimmon” e zhvilluar të mërkurën në “Wembley”.

Kjo ishte paraqitja e 117 dhe e fundit e 37-vjeçarit me fanellën e “Azzurrëve” dhe zgjati vetëm një pjesë, pasi ai u zëvendësua gjatë pushimit.

Ai u përkul me një humbje 3-0 ndaj Argjentinës në Finalissima, mes kampionëve evropianë dhe fituesve të Kupës së Amerikës, përcjellë KosovaPress.

“E dinim se do të ishte e vështirë sonte. Natyrisht, ne shpresonim të fitonim një trofe, por kjo nuk do të anulojë atë që kemi arritur në të kaluarën, “tha Chiellini për “RAI Sport”.

“Siç e thashë në konferencën për shtyp një ditë më parë, pres një periudhë të vështirë, ne po shohim ndryshimin e një epoke dhe shpresoj që e gjithë Italia të mund të qëndrojë pranë kësaj skuadre, sepse do të ketë nevojë për mbështetjen e tyre”.

LEXO EDHE:

Back to top button