​Berisha: Rama mohon gjenocidin serb në Kosovë

​Berisha: Rama mohon gjenocidin serb në Kosovë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një postim të tijin në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po mohon gjenocidin serb në Kosovë”.

Sipas tij, refuzimi i rezolutës së PD për gjenocidin, dëshmon se bëhet për shkak të Ballkanit të Hapur.

“Refuzimi i rezolutës tonë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga vasal i Vuçiçit, Edi Rama, për shkak të ‘Ballkanit të Hapur’, është akti antikombëtar më i rëndë, pas dorëzimit të Kosovës tek serbët nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve që u vranë dhe masakruan vetëm në plojën e fundit të Beogradit në Kosove. Mohimi i gjenocidit është krim i shëmtuar”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:

Back to top button