Chollet bisedon me Vuçiqin, kërkon angazhim konstruktiv në takimin në Ohër

Chollet bisedon me Vuçiqin, kërkon angazhim konstruktiv në takimin në Ohër

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak orë para takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi që zhvillohet sot në Ohër.

Chollet në postim në Twitter ka thënë se janë dakorduar për rëndësinë e angazhimit konstruktiv për Propozimin e BE-së.

“Bisedë e mirë me presidentin Vuçiq. Ne kemi rënë dakord për rëndësinë e angazhimit konstruktiv për Propozimin e konsoliduar të BE-së më 18 mars. Kemi rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun e drejtuar nga BE-ja dhe përfitimet që normalizimi i marrëdhënieve do t’i sjellë Serbisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Chollet./koha.net/

LEXO EDHE:

Back to top button