Çifti mbetet pa martuar pas shakasë pa kripë të nuses përballë nënpunësit të gjendjes civile

Çifti mbetet pa martuar pas shakasë pa kripë të nuses përballë nënpunësit të gjendjes civile

Tentativa e një të reje venezueliane për të bërë shaka para nënpunësit shtetëror që certifikon martesat, i ka shkatërruar atë që duhet të ishte momenti më i bukur i jetës së saj.

Vajza e quajtur Miriam, në momentin kur nënpunësi e pyeti nëse donte të martohej me të fejuarin u përgjigj në formë batute “jo”, por u kujtua shpejt të linte të ditur se po bënte shaka.

Edhe pse më pas nxitoi të saktësonte se bëhej fjalë për një shaka dhe tha “po-në” që pritej, asaj iu tha se në atë moment martesa nuk mund të celebrohej më.

Historia ka ndodhur në Karakas të Venezuelës, ku Miriami thjesht donte të bënte shaka me të dashurin e saj, Danilon.

Por nëpunësi vendor i gjendjes civile e mori seriozisht shakanë. Madje, ai i tha nuses së re: “Jo, nuk mund të bësh shaka. Fatkeqësisht, sot nuk do të bëjmë dot dasmën, mund të flasësh me sekretaren dhe të biesh dakord për një datë tjetër“.

Skena u filmua nga të ftuarit në dasmë dhe më pas video u shpërnda në TikTok, ku u bë virale.

Kur nënpunësi i komunikoi nuses se nuk mund ta martonte më me të dashurin e saj, salla ngriu dhe dhëndri e humbi ngjyrën, ndërsa Miriam shihet e tronditur.

Por nëpunësi i shtetit nxitoi të shpjegonte qëndrimin e tij.

“Kjo pyetje bëhet sepse, për fat të keq, ndonjëherë, njerëzit e përfshirë në dasma detyrohen të thonë “po” pa pëlqimin e tyre. Kjo është arsyeja pse nuk lejohet asnjë lloj shakaje“, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button