Çifti mund të dënohet me 20 vjet burgim, ndeja për zbulimin e gjinisë shkaktoi zjarr masiv

Një çift nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara është akuzuar për vrasje të pavullnetshme, pasi ndeja e organizuar për zbulimin e gjinisë së foshnjës kishte shkaktuar një zjarr masiv, duke lënë të vdekur një zjarrfikës.

Refugio Manuel Jimenez dhe Angela Renee Jimenez, u deklaruan të pafajshëm të hënën për akuzën për zjarrin që e la të vdekur zjarrfikësin Charles Morton, shkruan Daily Mail.

Zjarri ishte nisur më 5 shtator, kur çifti kishte përdorur një mjet piroteknik, që kishte nxitur një zjarr, duke djegur mbi 8.900 hektarë tokë.

Prokurorët kanë kërkuar që lirimi me dorëzani të caktohet në shumën e 50.000 dollarëve për secilin nga të akuzuarit. Të akuzuarit u liruan me kusht që të paraqiten në gjykatë në seancën e caktuar për datën 15 shtator.

Ndryshe, thatësia dhe temperaturat e larta, të nxitura nga ndryshimet klimatike, e kanë vështirësuar luftën kundër zjarreve në Shtetet e Bashkuara.

LEXO EDHE:

Back to top button