Cigarja elektronike dëmton sistemin imunitar

Cigarja elektronike dëmton sistemin imunitar

Edhe pse shumë njerëz po i përdorin duke menduar se shmangin dëmtimet që shkakton një cigare normale, studimet kanë faktuar se cigaret elektronike janë po ashtu shumë të dëmshme.

Vaping është bërë një alternativë e preferuar (dhe e shijuar), me shumë njerëz që e shohin atë si më pak të keqe nga dy variantet. Sigurisht, aroma e duhanit nuk do t’ju ngjitet në flokë apo në rroba por, për fat të keq edhe avulli i tyre avullit ju dëmton.

Një studim i ri ka zbuluar se avullimi shkakton ndryshime të rëndësishme qelizore dhe molekulare – veçanërisht në mushkëri.(është bërë te minjtë).Për shkak se nuk ka asnjë hulumtim mbi ndikimin shëndetësor të thithjes së këtyre aerosoleve, shkencëtarët ende nuk dinë shumë për efektet afatgjata në trupin e njeriut.

Carolin Baglolebashkëautore e studimit dhe pedagoge e asociuar në Universitetin McGill të Montrealit, thotë për VICE se për të adresuar këto boshllëqe, ekipi i saj studioi se si minjtë nga 8 deri në 12 javë u ndikuan nga tymi.⁠

Për shumë njerëz në vend që të ndihmojë për t’i dhënë fund përdorimit të duhanit, cigaret elektronike po ashtu krijojne edhe varësi. Duke shijuar llojin e esencës dhe tymin e cigares elektronike, shumë persona për fat të keq janë fiksuar duke u bërë të varur prej tyre dhe duke abuzuar me përdorimin.

Më e keqja është se këto lloj cigaresh po i përdorin edhe njerëz që më parë nuk kanë qënë duhanpirës.

LEXO EDHE:

Back to top button