VIDEO / Çikago shënon golin e fitores me ndihmën e erës që po fryente në stadium!

Skuadra e Çikago Fajr shënoi një fitore të madhe ndaj Montrealit, në ligën amerikane, “MLS”, në kuadër të javës së pestë.

Çikago triumfoi në fund me rezultatin 4:3. Golin e fitores e shënoi Kelin Akosta në sekonda të fundit. Akosta realizoi gol nga gjysmëfusha e tij, dhe krejt kjo fal erës që po fryente në stadium.

Në këtë përballje luajti edhe Xherdan Shaqiri për Çikagon, duke u larguar nga loja në minutën e 69-të. Me këtë fitore, Çikago grumbullon katër pikë për pozitën e 18-të.

LEXO EDHE:

Back to top button