Çiklisti australian Hindlej triumfon në tapën malore

Turi i Francës i dha të apasionuarve të çiklizmit emocione të forta në segmentin e tij të 5-të, një etapë malore prej 163 kilometrash, që solli ndryshime të rëndësishme në renditje.

“Fanellën e Verdhë” tashmë nuk e ka britaniku Adam Jejts, por Xhej Hindli, që fitoi në ngjitjet e para në malet e Pirenejve.  Australiani 27-vjeçar i përshkoi kilometrat më shpejt se të tjerët dhe jo vetëm që u bë fituesi i etapës, edhe edhe i bluzës së udhëheqësit të Turit.

Po ashtu, ndodhi përballja e radhës mes dy favoritëve për fitoren përfundimtare. Këtë herë ishte danezi Vingegard që u shkëput nga slloveni Pogaçar, duke i marrë 1’04”, ndërsa ish-kampioni kishte marrë 11 sekonda ndaj kampionit në fuqi në etapet e mëparshme. Kjo do të thotë se Vingegard mund të cilësohet favorit për ta mbrojtur titullin e fituar vjet.

Gjithsesi, deri në përfundim duhen edhe 16 etapa, nga të cilat do të ketë edhe 7 ngjitje malore në Pirenej dhe në Alpe, e po ashtu do të jetë gara e kronometrit individual në 18 korrik.

Vingegard e Pogaçar duhet të ruhen edhe nga australiani Hindli që jo më kot e mori “Fanellën e Verdhë” në ngjitjet e Pirenejve./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button