Cikloni goditi ishullin francez të Majotit, dyshohet për qindra humbje jete

Cikloni goditi ishullin francez të Majotit, dyshohet për qindra humbje jete

Qindra persona dyshohen të kenë humbur jetën si pasojë e ciklonit shkatërrimtar që goditi ishullin francez të Majotit në Oqeanin Indian. Shifrat zyrtare ende nuk dihen, por prefekti i ishullit deklaroi se “Numri i të vdekurve mund të arrijë afër një mijë apo edhe disa mijëra”. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet të gjejnë të mbijetuarit. Cikloni shkaktoi dëme të mëdha në aeroportin e Majotit, goditi spitalet, shkollat dhe ndërpreu furnizimin me energji elektrike, ujë dhe lidhjet e komunikimit kur goditi territorin më të varfër të Francës. Cikloni solli erëra me shpejtësi prej të paktën 226 kilometrave në orë kur goditi Majotin. Ministri i Brendshëm i Francës udhëton sot në ishull me 160 ushtarë dhe zjarrfikës për të përforcuar ndihmat. Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të mbajë një takim krize në Paris për katastrofën, njoftoi presidenca. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button