Cilat ishin pengesat me të cilat u perball Tërstena

Cilat ishin pengesat me të cilat u perball Tërstena

Shaban Tërstena së fundmi morri çmimin “8 Shtatori” nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Për emisionin Ditë e Re në Alsat, Shaban Tërstena tregoi që ndihet mirë që më në fund vendi i tij e vlerëson punën dhe sukseset e tij.

Ai gjatë intervistës shpalosi peripecitë e shumta që i ka përballuar, duke përfshirë mospasjen e palestrave, mjeteve dhe veshjeve adekuate.

Por kjo, Shaban Tërstenën nuk e ka penguar që të jetë pjesë e sportistëve më të njohur dhe me arritjet më të mëdha jo vetëm në Evropë por edhe në nivel botëror.

Shaban Tërstena ka qenë pjesëmarrës në një numër të madh të ndeshjeve në mundje, e nga to gjithmonë është kthyer me çmime dhe mirënjohje të shumta duke përfshirë edhe medaljen e artë nga Lojrat Olimpike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button