Cilat janë mungesat në 2 sfidat e para të çerekfinales në “Euro 2024”?

Sot (e premte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e para çerekfinale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, ku secila është më e fortë se tjetra.

Në ndeshjen e parë mes Spanjës dhe Gjermanisë, asnjëra skuadër nuk do të ketë mungesa dhe trajnerët Luis de la Fuente dhe Julian Nagelsmann pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme. Te Spanja nga minuta e parë padyshim se do të jenë yje si: Dani Karvahal, Rodri, Pedri, Lamine Xhamal dhe Alvaro Morata, ndërsa te Gjermania emra si: Manuel Nojer, Xhoshua Kimih, Toni Kros, Ilkaj Gundogan dhe Xhamal Musiala.

 

Në ndeshjen e dytë mes Portugalisë dhe Francës, trajnerët gjithashtu do të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, me vetëm Didier Deshamp që do të ketë mungesën e Adrien Rabiot, që është i pezulluar.

Te Portugalia nga minuta e parë pritet të luajnë emra si: Ruben Dias, Vitinja, Kristiano Ronaldo dhe Bernardo Silva, ndërsa te Franca yje si Uiliam Saliba, N’Golo Kante, Antoan Grizman dhe Kilian Mbape.

LEXO EDHE:

Back to top button