Cilat vende në aeroplan ndjejnë më pak turbulencë?
Cilat vende në aeroplan ndjejnë më pak turbulencë?

“Zonja dhe zotërinj, lidhni rripat e sigurimit.” Për disa pasagjerë, kjo fjali është më se e mjaftueshme për t’i futur në panik.
Megjithatë, duhet të dini se jo të gjitha pjesët e avionit dridhen njësoj.
“Do të ndjeni më së paku dridhje në mes të avionit”, shpjegon profesori Andreas Strohmeier nga Universiteti i Shtutgartit. Avioni dridhet më së paku aty ku krahët takohen me gypin.
Gjithashtu, pasagjerët e vendosur në mes të avionit ndjejnë më pak ndryshime në drejtimin e avionit.
Në të kundërt, pjesa “e shqetësuar” e avionit është bishti.
Kur piloti po përdor timonin, pasagjerët në pjesën e pasme të avionit mund të ndjehen sikur diçka po i tërheq pas sediljeve dhe në turbulencë sikur i shtyn.
Vendet në bisht nuk janë ideale as gjatë ngritjes.
“Kur avioni ngrihet, ata kanë përshtypjen se bien në ashensor”, thotë Strohmeier.