Cilët persona nuk duhet të pinë kafe?

Kafeja është e mrekullueshme për energji shtesë në mëngjes ose për të kapërcyer lodhjen në mes të ditës së punës. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se ka shumë përfitime nga pirja e kafesë.

Është zbuluar se zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës, ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe ndihmon në humbjen e peshës.

Por për disa njerëz, kafeja mund të ketë më shumë efekte anësore negative sesa pozitive. Për shembull, mund të vëreni se kafeja ndonjëherë ju bën ankth ose nervoz dhe në disa raste mund t’ju bëjë të shkoni në tualet më shumë se normalisht, thonë ekspertët.

Për të kuptuar më mirë nëse kafeja është një zgjedhje e mirë për ne apo jo, dietologët kanë zbuluar se cilët njerëz duhet të shmangin ose të paktën të reduktojnë konsumimin e kafesë për të ruajtur shëndetin e tyre.

Sipas Eat This, Not That, njerëzit që duhet të ndalojnë së piri kafe janë ata që kanë sindromën e zorrës së irrituar, glaukoma, fshikëzën tepër aktive, aritmi, probleme me gjumin (veçanërisht pagjumësi), nivele të larta ankthi ose të prirur për sulme paniku, diarre, epilepsi dhe. GERD.

Secila prej këtyre gjendjeve rëndohet ndjeshëm nga konsumimi i kafesë dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për sëmundjet kronike që janë të rrezikshme në vetvete, si epilepsia apo rrahjet e çrregullta të zemrës.

LEXO EDHE:

Back to top button