Cili është mendimi juaj, a duhet të urinojmë në dush – shprehi e mirë apo e keqe?

Cili është mendimi juaj a duhet të urinojmë në dush - shprehi e mirë apo e keqe?

Shumë njerëz besojnë se urinimi në dush është i padëmshëm. E mirë për mjedisin, praktike, ndoshta edhe e këndshme për disa njerëz. Megjithatë, një mjek paralajmëron se duhet ta ndaloni patjetër këtë zakon, transmeton HuffPost.

Theresa Irwin, kirurge që merret me mosmbajtjen dhe edukimin për shëndetin e grave, thotë se urinimi në dush ka avantazhet e veta, por nëse e bëni rregullisht, dushi mund të bëhet “shkasë” për urinim. Ka të bëjë me zërin.

Me pak fjalë, kur të dëgjoni zhurmën e ujit të rrjedhshëm në të ardhmen, trupi juaj mund ta shoqërojë atë me urinimin dhe mund të keni një dëshirë urgjente për të urinuar, edhe nëse nuk e keni pasur më parë. Me kalimin e kohës kjo mund të çojë në një fshikëz tepër aktive, një gjendje që ju bën të urinoni shumë shpesh dhe të keni probleme me mbajtjen ose mosmbajtjen e urinës.

Por ekspertët vënë në dukje dy arsye më të rëndësishme pse ky zakon duhet shmangur: mund të çojë në dobësim të muskujve të legenit dhe zbrazje më të dobët të fshikëzës. Gjegjësisht, qëndrimi në dush parandalon relaksimin e murit muskulor të fshikëzës, kështu që rezultati mund të jetë që të mos e nxirrni të gjithë urinën.

Një arsye tjetër lidhet me urinimin në dushe publike. Nëse e keni këtë zakon, ju kontribuoni në përhapjen e baktereve që jetojnë në traktin urinar, madje edhe Staphylococcus aureas (MRSA), të cilat mund të mbeten në dysheme dhe kështu të transmetohen. Sigurisht, rreziku është i dyanshëm, sepse mund të infektoheni vetë nëse të tjerët e kanë këtë zakon.

LEXO EDHE:

Back to top button