Cili vaj është më i mirë për shëndetin?
Cili vaj është më i mirë për shëndetin?

Për të ruajtur shëndetin, ndër të tjera, duhet t’i kushtoni vëmendje llojit të vajit që përdorni në përgatitjen e ushqimit.
Hulumtimi i publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry tregoi se vaji i ullirit është më i miri sepse mund të përballojë më mirë temperaturat e larta, duke mundësuar kështu përgatitjen më të shëndetshme të ushqimit.
Në hulumtim janë përdorur katër lloje vaji: ulliri, luledielli, soja dhe misri. Vajrat u ngrohën në temperatura nga 160 deri në 180 gradë Celsius dhe u ripërdorën 10 herë.
Vetëm vaji i ullirit arriti të ruajë cilësinë e tij. Ndër të tjera, ai përmban acide yndyrore omega-6 dhe omega-3 dhe acid oleik, i cili ul rrezikun e kancerit.
Më parë është vërtetuar se njerëzit që konsumojnë më shumë vaj ulliri kanë nivele më të larta të osteokalcinës, një proteinë që ndihmon në forcimin e kockave.