Çipa tregon se a ka në Shqipëri ndikime apo anime sa i përket luftës Rusi-Ukrainë
Çipa tregon se a ka në Shqipëri ndikime apo anime sa i përket luftës Rusi-Ukrainë
Gazetari nga Shqipëria, Aleksandër Çipa në Program 200 në Alsat, ka treguar se a ka në Shqipëri ndikime apo anime sa i përket luftës Rusi-Ukrainë.
“Jo nuk mendoj. Mendoj që është e vërtetë ajo që i gjithë spektri multimedial i Shqipërisë, është në një qëndrim të përputhshëm pro-perëndimor dhe në mënyrë të veçantë nuk karakterizohet nga propaganda apo orientimi gjeo-strategjik. Por më së shumti adresohet te fati social i shkaktuar prej luftës ndaj Ukrainës”, tha ai./ Alsat.mk








