Çiro Imobile refuzon ofertën e skuadrës saudite

Kapiteni i Lacios, Çiro Imobile, hodhi poshtë një ofertë fitimprurëse nga një klub saudit i paidentifikuar në mënyrë që të mbyllë karrierën e tij në Romë. Ai ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 3 herë në 27 ndeshje në Serie A, duke luajtur rolin e tij në luftën e ekipit për një pozicionim në “Top 4 “-she.

Imobile ka shënuar vetëm një gol në dy muajt e fundit për Lacion, duke u rikthyer në formë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik muajin e kaluar, i cili e la atë me një dëmtim të lehtë të shtyllës kurrizore, një frakturë në brinjë dhe një problem në krah.

Siç detajohet nga “Il Messaggero”, Immobile nuk ka dëshirë të largohet nga Lazio para përfundimit të karrierës së tij si lojtar dhe ai ka refuzuar një ofertë fitimprurëse nga një klub i Arabisë Saudite duke shfaqur kështu besnikëri dhe jo interes për milionat. 33-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2026 me Lacion dhe mund ta rinovojë përsëri pas këtij afati.

LEXO EDHE:

Back to top button