City dhe Liverpooli në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

City dhe Liverpooli në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dy skuadrat angleze Manchester City dhe Liverpooli kanë kaluar në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolas ka luajtur pa gola në ndeshjen kthyese ndaj Atletico Madridi në Spanjë por siguruan kalimin tutje duke iu falenderuar fitores në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 një javë më parë, transmeton KosovaPress.

Nga ana tjetër, Liverpooli ka barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen kthyese ndaj Benfikës në “Anfield Road”, por falë fitores me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë ka kaluar në fazën tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button