Çka e bëri BDI-në të dalë në sipërfaqe? – Kështu përgjigjet profesor Selmani

Çka e bëri BDI-në të dalë në sipërfaqe? – Kështu përgjigjet profesor Selmani

Profesori Bashkim Selmani, në “Rruga Drejt”, në Alsat, ka folur në lidhje me atë se a ishte proces i pritur që ish-UÇK-ja u transformua në parti politike.

Ai gjithashtu ka treguar se çka bëri që BDI-ja të dalë në sipërfaqe, duke qenë se asokohe kishte edhe parti të tjera shqiptare që ishin në Maqedoni.

“Ishte pikërisht viti 2001 që shqiptarët nuk kishin rrugëdalje tjetër dhe jo rastësisht qytetarët e përkrahën, dhe qytetarët kanë përkrahur secilin, secilën parti politike vetëm që ka pasur interes të përgjithshëm. Mirëpo themeli i BDI-së në 2002, u krijua Këshilli Koordinues me të cilin nuk kishte qasje aktive krahu i luftës edhe pse ne kemi shumë situata që mund të i analizojmë në sfera të ndryshme, sepse në kontinuitet koha mund të na dëshmojë të kundërtën për ato që janë të arritura, mirëpo ka shumë defekte në kundërshtim me të cilën subjektet PPD, PDSH, që ishin më tepër ishin të lidhura në forma të tjera se sa me interesin kolektiv shqiptarë. Dhe kjo bëri që të dalë BDI-ja në sipërfaqe”, tha Selmani./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button