Çka është qepalla e tretë në syrin e njeriut

Çka është qepalla e tretë në syrin e njeriut

Ekzistojnë disa struktura vestigjiale (mbetje nga evolucionit) në trupin e njeriut. Shumica e tyre u bënë mbetje shumë kohë përpara se të ekzistonte homo sapiens, duke kaluar nga një prej specieve tona paraardhëse në tjetrën.

Përzgjedhja natyrore thjesht do të thotë se tiparet që ndihmojnë një organizëm të mbijetojë dhe të riprodhohet në një mjedis të caktuar kanë më shumë gjasa t’i kalojnë brezit të ardhshëm. Ndërsa mjedisi ndryshon, tiparet që dikur ishin të dobishme mund të bëhen të dëmshme. Këto tipare shpesh përzgjidhen si të dëmshme, që do të thotë se ato gradualisht zhduken nga një specie.

Por nëse një tipar nuk është aktivisht i dëmshëm, mund të mos zhduket dhe të qëndrojë pranë, edhe pse nuk është i dobishëm.

Njëra prej këtyre “mbetjeve evolucionare” është edhe qepalla e tretë në syrin e njeriut.

A e keni vërejtur atë gjënë e vogël rozë të vendosur në cep të syrit tuaj?

Është në fakt mbetje e një qepallë të tretë. E njohur si “plica semilunaris”, është shumë më e spikatur te zogjtë dhe disa gjitarë dhe funksionon si një fshirëse xhami për të mbajtur pluhurin dhe mbeturinat nga sytë e tyre.

Por te njerëzit, nuk funksionon. Është e mbetje nga e kaluara, që do të thotë se nuk i shërben më qëllimit të saj origjinal.

Listës së “mbetjeve evolucionare” në trupin e njeriut mund t’i shtohen edhe: apendiksi, bishti, dhëmbët e mençurisë, etj.

LEXO EDHE:

Back to top button