Ronela Hajatit ia vjedhin të gjitha paratë dhe kartelat në Londër

Ronela Hajatit ia vjedhin të gjitha paratë dhe kartelat në Londër

Këngëtarja Ronela Hajati është përballur me një situatë të pakëndshme në Londër.

Me të mbërritur, asaj i është vjedhur kuleta me të gjitha paratë dhe kartelat e kreditit.

Ronela ka ndarë foton e saj të fundit e ‘lumtur’ në Londër ku mes tjerash shprehet:

“Fytyra ime e fundit e lumtur para se të vidhesha dje në Londër”.

Në një tjetër “story”, këngëtarja ka treguar se me kartelën e saj veçse ishin bërë blerje kur e bllokoi.

“Më duhet të shkoj në Spanjë. Jam ende në shok dhe po, shkova në stacion të policisë dhe gjithçka tjeër. Po edhe kartat i bllokova por ishte vonë, kishin bërë dhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pa fund”, shton Hajati.

LEXO EDHE:

Back to top button