Çka ndodhi më 27 shtator 1947 në Tiranë

Çka ndodhi më 27 shtator 1947 në Tiranë

Më 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori” në Tiranë, u zhvillua procesi i njohur si “Gjyqi i Deputeteve”, që kishte për qëllim të zhdukte elitën politike dhe kundërshtarët e mundshëm të regjimit.

Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Çeta -Kryetar, Kapiteni I Nexhat Hyseni – anëtar dhe Kapiteni II Mustafa Iljazi – anëtar, shpallën vendimin e dënimit të këtij grupi të deputetëve: Shefqet Beja, Sheh Ibrahim Karbunara, Dr. Enver Sazani, Salaudin Toto, Irfan Majuni, Sulo Klosi, Riza Alizoti, Salim Kokolari, Muhamet Prishtina, Tefik Deliallisi, Hysen Shehu, Beqir Çela, Abdyl Kokoshi, Pertef Karagjozi, Agathkli Xhitami, Ramazan Tabaku, Gjovalin Vlashi, Foto Balla, Ramë Marku, Rrustem Sharra, Xhevat Xhafa, Shefki Minarolli dhe Sulo Komjari.

LEXO EDHE:

Back to top button