“Çmendet” skuadra londineze, ofertë 120 mln euro në adresë të Benfikës

Skuadra e Çellsit raportohet se është rikthyer fuqishëm në negociata me Benfikën për angazhimin e Enzo Fernandez, pasi ata e konsiderojnë atë si prioritet kryesor për t’i konsoliduar edhe më tutje radhët e skuadrës. Pas refuzimit të propozimit prej 85 milionë euro javë më parë, Çellsi tani është rikthyer në bisedime me ekipin portugez dhe është i hapur për të ofruar 120 milionë euro për shërbimet e Enzos, raporton gazetari Fabrizio Romano.

‘Blutë’ e Londrës janë të fiksuar pas Enzo-s pasi dëshirojnë të parakalojnë klube të tjera të interesuara për nënshkrimin e tij për vitin e ardhshëm.

Presidenti i Benfika-s, Rui Kosta nuk ka ndërmend ta pranojë propozimin, pasi dëshiron të mbajë Enzon, por Çellsi do të insistojë deri në fund./Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button