Çmime stratosferike të biletave për të parë zviceranin Federer

Çmimi i një bilete në turneun e “Laver Cup” për meshkuj në tenis ka shkuar deri në 50 mijë euro. Ky është turneu që zhvillohet në Londër më datat 23-25 shtator dhe ku do të luajë për herë të fundit tenisti zviceran Roxher Federer.

Organizatorët e këtij turneu e dinin që kërkesat do të ishin të shumta, por nuk kishin imagjinuar këtë fluks e këto çmime. Kjo ndodhi edhe për faktin se një javë më parë zvicerani deklaroi se do të tërhiqet nga sporti. ndaj, të gjithë duan ta shohin edhe një herë të fundit duke luajtur.

Dhe, për ta realizuar ëndrrën, janë gati të paguajnë deri në 50 mijë euro. Në fakt, biletat janë shitur prej muajsh, por në tregun e zi çmimi ka prekur majat. Në këtë turne do të luajnë së bashku Federer, Nadal, Gjokoviç dhe Marej.

Ndaj, për të parë yjet e këtij sporti njerëzit po bëjnë çmendurira për të gjetur një biletë. Madje çmimi mund të kalojë 50 mijë euro. Federer do të luajë për herë të parë pas 14 muajsh.

LEXO EDHE:

Back to top button