Çmime të reja të derivateve

Çmime të reja të derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,10 % në raport me vendimin e datës 25.3.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,221 %, te nafta për 2,056 %, te vaji ekstra i lehtë ulja është për 2,473 % dhe te mazuti për 1,402% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,464%.

Nga data 2.4.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 85,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,50 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 45,459 (denarë/kilogram)

Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 0,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,683 den/kg dhe do të jetë 45,459 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 2.4.2024. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

LEXO EDHE:

Back to top button