Çmimet e garantuara, vijojnë inspektimet

Çmimet e garantuara, vijojnë inspektimet

Janë mbyllur edhe 10 markete të cilat nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve bazë me etiketa për “çmime të garantuara”. Inspektorati Shtetëror i Tregut gjithashtu njoftoi se janë shqiptuar 32 gjoba gjatë 550 kontrolleve të kryera në të gjithë vendin.

Në 10 ditët e fundit, të gjithë ne u siguruam se të gjithë ata që nuk respektojnë masat e Qeverisë do të dënohet dhe të gjithë ata që do ndryshojnë praktikat në mënyrë të pandershme do të mbyllen dhe nuk do ketë për askënd kompromise. Ashtu do të jetë dhe në të ardhmen… Që nga 19 Shtatori, kur u mor vendimi i parë i Qeverisë janë realizuar mbi 550 kontrolle në të gjithë territorin e shtetit tonë. Janë shqiptuar mbi 32 dënime me vlerë prej 6 milionë e 320 mijë denarë. 2:10… Janë mbyllur 10 markete në Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Gostivar, Kavadar, Tetovë dhe Strugë” – Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut gjithashtu iu bëri apel të gjithë tregtarëve që të bëjnë regjistrimin e bizneseve të tyre më së voni deri më 15 tetor.

 “E shfrytëzoj mundësinë të apeloj te të gjithë tregtarët e paregjistruar të bëjnë regjistrimin më së voni deri më 15 Tetor. Pas kësaj do ketë kontrolle të rrepta dhe në qoftë se hasim tregtar i cili ushtron tregti të paregjistruar, do ketë dënime dhe të i konfiskohet malli që posedon. Nuk është e drejtë të funksionojnë ashtu dhe as e drejtë ndaj atyre tregjeve të cilat respektojnë masat.” – Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Gjobat vijnë si pasojë e mosrespektimit të masës për uljen dhe ngrirjen e çmimeve të 24 kategorive ushqimore, si qumështi, kosi, buka, orizi, makaronat, frutave dhe perimeve. Nga 27 shtatori është në fuqi edhe masa për çmimet e ngrira të pijeve joalkoolike dhe birrave. Vendimi do të jetë në fuqi deri më 30 nëntor.  /alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button