Çmimet e karburanteve njëjtë si në rajon

Gazetar: Andrea Cobanova 

Çmimet e karburanteve në vend janë pothuajse të barabarta me çmimet në vendet anëtare të BE-së, ku standardi i jetesës është më i lartë. Nga analiza e çmimit aktual të benzinës dhe naftës në krahasim me Slloveninë, Kroacinë dhe Serbinë, diferenca është nga një deri në tre euro për naftë për litër ndërsa benzina është pothuajse identike sikur tek ne. Megjithatë, duhet pasur parasysh se paga minimale në këto vende sillet nga 400 deri në 1100 euro, për dallim nga ne ku paga minimale me rritjen e fundit është 300 euro, shkruan Alsat.

Çmimi i benzinës është 1.4 euro në Maqedoni siç është edhe në Serbi, kurse në Slloveni dhe Kroaci është 1.5 euro. Dizeli në Maqedoni shitet për 1.3 euro, në Slloveni 1.6, në Kroaci 1.4, dhe në Serbi 1.5 euro.

ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS

BENZINË                          DIZEL

MAQEDONIA E VERIUT                       1.4 EURO                          1.3 EURO

SLLOVENI                                               1.5 EURO                          1.6 EURO

KROACI                                                   1.5 EURO                          1.4 EURO

SERBI                                                       1.4 EURO                          1.5 EURO

Pas nisjes së konfliktit në Ukrainë, thuajse nuk ka shtet në botë që mbeti imun nga efektet e rritjes së çmimeve të derivateve. Kjo në pjesën më të madhe ka të bëjë me varësinë e madhe që e kanë vendet nga energjensët rus. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button