Çmimet evropiane të gazit natyror me shumicë ranë në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës

Çmimet evropiane të gazit natyror me shumicë ranë në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës

Çmimet evropiane të gazit natyror me shumicë ranë në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, që i çoi ato në një nivel rekord vitin e kaluar.

Dimri i butë u ka mundësuar vendeve të konsumojnë më pak gaz nga rezervat që ishin krijuar në pritje të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia, e cila ishte furnizuesi kryesor i Evropës me gaz natyror përpara fillimit të luftës në Ukrainë. Çmimi i gazit natyror arriti në nivel rekord 364 dollarë për megavat-orë në gusht të vitit të kaluar.

Por çmimet kanë rënë që atëherë, duke arritur në 77 dollarë për megavat-orë, një shifër 50 për qind më e ulët krahasuar me një muaj më parë dhe çmimi më i ulët që nga 21 shkurti i vitit 2022, tre ditë përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Ekspertët kanë paralajmëruar se ulja e temperaturave mund të shkaktojë sërish rritjen e çmimeve të gazit natyror.

LEXO EDHE:

Back to top button