“Çmimet”, qytetarët sot sërish i bojkotojnë marketet
“Çmimet”, qytetarët sot sërish i bojkotojnë marketet

Sot qytetaret përsëri bojkotojnë marketet për shkak të çmimeve të larta. Ne rrjetet sociale, bojkotin e kësaj të premteje e kanë quajtur si ‘Të premte të zezë” për marketet, ndërsa pritet rezultat edhe më i mirë se një javë më parë ku marketet pësuan humbje prej gati 50 %. Qytetarët thonë se mesazhi do të dërgohet përsëri sot për rritjen e vazhdueshme të çmimeve, sidomos të atyre bazë dhe shtojnë se nëse ka nevojë më mirë të durojnë një javë pa ushqim se sa të jenë të uritur çdo ditë.
“A i bojkotoni marketet sot? Po, i bojkotoj dhe duhet i gjithë populli të bojkotoj. Me datë 31 janar, a bojkotuat? Po. Dhe duhet i gjithë populli të bojkotoj. Janë shumë çmimet e larta. Qeveria duhet të merr masa por momentalisht nuk merr asgjë. Pension kam 200 euro, e me 200 euro le të vijë ndonjë qeveritarë të jetoje”, tha një qytetar.
“Marketet ushqimore po do i bojkotojmë. A do të dërgohet porosia me bojkotin e sotëm? Nuk e di a do të dërgohet por përsëri e përkrahim”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Duhet të sillen ligje të mira, nëse kemi ligje të mira nuk mund të ia bëjmë këtë njëri tjetrit. Kam jetuar 20 vite në Itali dhe nëse atje rritet 10 % të gjithë ankohen ndërsa tek ne heshtin. Sot nuk blejmë asgjë, kemi nga dje ushqime dhe atë do të hamë. Nëse duhet më mirë të durojmë një javë se sa të jemi të uritur çdo ditë”, theksoi një qytetar. /Alsat.mk