Çmimi “8 Shtatori” për 4 fitues të medaljes olimpike

Katër fitues të medaljeve olimpikenga Maqedonia, sot u nderuan me çmimin “8 Shtatori” nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Me këtë rast, për sukseset në fushën e sportit , e posaqërisht në sportin olimpik, çmimi “8 Shtatori” shkoi në duart e kampionit olimpik Shaban Trstena, kampionëve paraolimpik Olivera Nakovska-Bikova dhe Branimir Jovanovskit, si dhe fituesit të medaljes së argjendtë nga Lojërat e vitit të kaluar në Tokio, Dejan Georgievski.

Me rastin e 31 vjetorit nga “Dita e Pavarësisë” së Maqedonisë së Veriut, presidenti Stevo Pendarovski ndau çmimin “8 Shtatori” për katër sportistë, të cilët në karrierën e tyre kanë arritur që të fitojnë medalje nga Lojërat Olimpike Verore dhe Paraolimpike.

PENDAROVSKI: FALEMINDEROJMË HERONJËT TANË

Në mesin e të shpërblyerve janë kampioni olimpik Shaban Trstena, kampionët paraolimpik Olivera Nakovska-Bikova dhe Branimir Jovanovski, si dhe fituesi i medaljes së argjendtë nga Lojërat e vitit të kaluar në Tokio, Dejan Georgievski.

 Stevo Pendarovski, president i Maqedonisë së Veriut

“Në ditën e pavarsisë, me çmimin “8 Shtator” faleminderojmë heronjët tanë të cilët përmes sukseseve të larta, kanë afirmuar shtetin e Maqedonisë. Vlerat e tyre sportive dhe njerëzore – solidariteti, integriteti, sakrifica dhe modestia, janë parakusht për ndërtimin e një shoqërie humane për njerëzit e drejtë. Heronjtë tanë janë shembuj të mrekullueshëm edhe për brezat e rinj, sepse i motivojnë jo vetëm sportistët e mëdhenj, por edhe njerëzit e mirë, që janë shembull për mjediset ku jetojnë.”

 

TRSTENA: ËSHTË NJË ÇMIMI I VEÇANTË PËR MUA

 

Në mesin e fituesve ishte edhe Shaban Trstena, fituesi më i ri i medaljes olimpike në sportin e mundjes, të fituar në Lojrat Olimpik në Los Anxhelos të vitit 1984 dhe poashtu sportist i vetëm shqiptarë, i cili nderohet me këtë çmim të lartë shtetëror.

Shaban Trstena, kampion olimpik

“Kam marë shumë çmime që s’kanë kufi, por kjo është diçka e veçantë, se jipet pas 31 vite nga pavarësia e shtetit dhe jipet nga presidenti i shtetit dhe në emër të popullit e marë këtë çmim. Është një vlerësim që shteti im, qeveria dhe presidenti di të vlerësojë sportistët e vet. Ata e dhanë një shembull se edhe të tjerët duhet të respektojnë sportistat që kanë dhënë aq shumë kontribut….Është një krenari edhe për shtetin edhe për kombin, por edhe për mua për të marë këtë çmim të lartë nga shteti ….”

 

Ndërkohë fituesi i medaljes së fundit olimpik, atë të argjendit në Tokio, taekvondisti Dejan Georgievski premtoi se do të bëj çmos që nga Lojrat e ardhshmë verore në Paris, në vitin 2024, të gëzojë opinionin sportive me medalje të artë.

Mahir THaçi

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button