Çmimin Nobel në Ekonomi u ndahet tre ekonomistëve amerikanë

Çmimin Nobel në Ekonomi u ndahet tre ekonomistëve amerikanë

Çmimin Nobel në Ekonomi e morën sot tre ekonomistë amerikanë, Bernanke, Diamond dhe Dybvig. “Ata e morën çmimin për kërkime mbi bankat dhe krizat financiare”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Komiteti i Nobel tha se puna e tyre kishte treguar në hulumtimin e tyre “se përse shmangia e kolapsit të bankave është jetike”. Komiteti i Nobelit sqaroi se puna e tyre, e zhvilluar në fillim të viteve ’80 “ka përmirësuar ndjeshëm të kuptuarit tonë për rolin e bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare, si dhe mënyrën e rregullimit të tregjeve financiare” dhe ka treguar se pse është e rëndësishme të shmangen kolapset bankare.

Ata shtuan se kjo ka qenë e “çmuar” gjatë krizës financiare 2008 – 2009 dhe pandemisë së koronavirusit.

Fituesit e këtij çmimi – i quajtur zyrtarisht “Sveriges Riksbank Prize” në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobel do të fitojnë 10 milionë korona suedeze secili rreth 900,000 dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button