CNN: Nikki Haley tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, i hap rrugën Trumpit për rikthimin e mundshëm në Shtëpinë e Bardhë
CNN: Nikki Haley tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, i hap rrugën Trumpit për rikthimin e mundshëm në Shtëpinë e Bardhë

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley do të njoftojë sot se po largohet nga gara presidenciale republikane, sipas burimeve të njohura me planet e saj, duke i hapur rrugën ish-presidentit Donald Trump, shkruan CNN.
Haley ishte shfaqur si rivalja e vetme e ish-presidentit Donald Trump në fushatën presidenciale republikane, dhe ndërsa ai fitoi në 14 nga 15 garat e Super të Martës, Haley dështoi një vetëm një fitore në Vermont.
“Përtej varreve, dëgjohej muzika në sfond”, Feride Rushiti rrëfen ngjarjen …Notat e lojtarëve: Sociedad 1-2 PSG, veçohet MbappeTentoi të bëjë rrotullim në ajër me ski në Kanada, i riu përplaset direkt në teleferik …Gabimet për shkak të të cilave pudra rregullisht bie nga fytyraBerat Miftari i bashkohet Radio Dukagjinit
Përgjatë zgjedhjeve paraprake republikane të Super të Martës, Haley fitoi vetëm 43 nga delegatët republikanë ndërsa Trump 764.
Përpara zgjedhjeve paraprake në Karolinën e Jugut në shkurt, Haley u zotua të qëndrojë në garë deri në Super të Martën më 5 Mars, duke thënë se do të vazhdojë të konkurrojë në zgjedhjet paraprake “derisa të votojë personi i fundit, sepse beson në një Amerikë më të mirë dhe një Amerikë më të ndritshme”.
Haley, e cila ishte ambasadorja e Trumpit në Kombet e Bashkuara, ishte e fundit nga dhjetëra kandidatë që ish-presidenti i mposhti në zgjedhjet paraprake në të cilat dominoi nga fillimi në fund, edhe pse anashkaloi debatet e partisë.