CNN: Sfida e Bidenit – t’i bindë aleatët që s’është një Trump tjetër

Kur Presidenti Joe Biden të vendoset para foltores ikonike në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, ai do të përballet me një audiencë skeptike që ai vërtet është ndryshe nga paraardhësi i vet, siç i pëlqen të pretendojë, raporton televizioni amerikan, CNN.

Për udhëheqësit botërorë që ishin herë të hutuar, herë të mahnitur nga ish-presidenti Trump, i cili një herë pati përjetuar të qeshura tallëse nga turma e OKB-së në mes të fjalimit, Bideni përfaqësonte shpresë për një epokë ndryshe në raportet e jashtme të Amerikës. Ai e kaloi udhëtimin e tij të parë të jashtëm në qershor duke thënë në mbarë Evropën se “Amerika është kthyer”.

Ai e vazhdoi këtë porosi në paraqitjen e tij të parë në Nju Jork, kur u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. “Partneriteti i fuqishëm mes Shteteve të Bashkuara e OKB-së është i mbështetur në vlera dhe parime të përbashkëta dhe në këtë çast, këto lidhje janë më të rëndësishme se kurrë më parë. Amerika është kthyer dhe ne besojmë në Kombet e Bashkuara dhe në vlerën e tyre”, tha Biden.

Megjithatë, këtë javë ai e gjen veten nën trysni të madhe të aleatëve, të cilët janë zhgënjyer për shkak se zgjedhja e tij nuk është liruar tërësisht nga politikat “Së pari Amerika”, të përkrahura nga Trumpi gjatë fjalimeve të kaluara vjetore të presidentit në OKB.

Aleatët janë ankuar thekshëm se janë lënë anash në vendimet kyçe. Zyrtarët e huaj kanë filluar që ta krahasojnë Bidenin me Trumpin – fyerje për presidentin që garoi si alternativë e shkathët dhe me përvojë ndaj trazirave globale të Trumpit.

LEXO EDHE:

Back to top button