Ismail Kadare, dedikim bashkëshortes së ndjerë në ditën e saj të lindjes

Shkrimtarja Helena Kadare feston sot 78-vjetorin dhe sigurisht nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortit, të madhit Ismail Kadare, në fakt aspak I zakonshëm. Në një bisedë me studiuesen Alda Bardhyli, Kadare, shumë larg urimit tradicional, pranon rolin e jashtezakonshëm që ajo ka pasur në jetën e tij. Ai e cilëson bashkëshorten e tij njeriun më të rëndësishëm të jetës dhe thotë se edhe pse shkrimtar, nuk mund ta përcaktojë me fjalë marrëdhënien dhe ndjenjën për Helena Kadarenë, sepse siç shprehet, për gjerat e mëdha nuk ka përcaktime.

I pyetur se ç’përfaqëson Helena në jetën e tij, ai përgjigjet: “Helena është gruaja më e afërt për mua në këtë botë, që në fillim të njohjes sonë e deri tani, në mbarim, nëse mund ta quajmë mbarim këtë pjesë të fundit të jetës sonë. Helena është njeriu im më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote dhe ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka”. Helena Kadare nuk është thjesht bashkëshortja e Kadaresë. Ajo është një nga ato shkrimtare shqiptare, që theu tabu në kohën e saj, si ndër të paktat romanciere të regjimit komunist. Gjithashtu eshtë një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë.

LEXO EDHE:

Back to top button