Conte fiton një votëbesim vendimtar në Senat
Braktisur në mes të pandemisë COVID-19 nga Matteo Renzi dhe ministrat e tij, kryeministri italian, Giuseppe Conte arriti të fitojë një votëbesim vendimtar në Senat, por qeveria e tij e koalicionit, e privuar nga një shumicë absolute, doli shumë e dobësuar.
Conte fitoi me 156 vota pro dhe 140 kundër në Dhomën e Lartë ku maxhoranca absolute është 161 vende, në përfundim të një votimi, gjatë të cilit 15 anëtarët e zgjedhur të Viva Italia (IV), partia e ish-kryeministri Matteo Renzi abstenuan.