COP-26: Biden kërkon falje për Trump, Macron dhe të tjerët premtojnë veprim
Liderët e vendeve me ekonomitë më të mëdha dhe me emetimet më të larta të karbonit u zotuan të hënën në samitin COP-26, që nisi punimet në Glasgou, se do të veprojnë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së klimës.
Presidenti amerikan Joe Biden u përpoq të garantonte homologët se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë premtimin e tyre për të shkurtuar emetimet e gazit me më shumë se gjysmën e tyre brenda dekadës, edhe pse politikat për të arritur këtë objektiv mbeten të paqarta.
Biden, i cili pason në detyrë Donald Trump, kërkoi ndjesë për tërheqjen që ky i fundit i bëri Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit, kur tha se “Amerika jo gjithmonë kishte qenë një shembull për t’u marrë lidhur me çështjen e klimës”.








