”Copernicus”: Këtë verë në Evropë u regjistruan temperatura në nivel rekord

”Copernicus”: Këtë verë në Evropë u regjistruan temperatura në nivel rekord

Sistemi i monitorimit satelitor ”Copernicus” i Bashkimit Evropian, njoftoi se këtë verë në Evropë u regjistruan temperatura në nivel rekord. Sipas një deklarate thuhet se temperaturat regjistruan nivel rekord për gushtin. Muaji gusht ishte muaji më nxehtë i regjistruar ndonjëherë në kontinent me një diferencë të konsiderueshme duke lënë pas me 0,4 gradë Celsius rekordin e mëparshëm të gushtit të vitit 2021. Në deklaratë citohet shkencëtarja Freja Vamborg, e cila tha se “një sërë valësh e motit të nxehtë intensiv në të gjithë Evropën, me bashkimin e kushteve jashtëzakonisht të thata dhe bashkë me rekordet në aspektin e aktivitetit të nxehtësisë, thatësirës dhe të zjarrit, shkaktuan një verë plot ekstreme që prekën në mënyra të ndryshme shoqërinë dhe natyrën”. Vamborg ka nënvizuar se të dhënat nuk janë vetëm për Evropën. Ato tregojnë se është përjetuar gushti i përbashkët më i nxehtë i regjistruar në nivel global dhe se temperatura mesatare është 0,3 gradë Celsius më e lartë nga mesatarja mujore e viteve 1991-2020. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button