Mundje, Maqedonia me 5 mundës në Kampionatin Botëror në Serbi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje, do të garojë me 5 mundës në Botërorin e Mundjes, i cili nga 10-të, e deri më 18 shtator do të zhvillohet në Beograd të Serbisë.

Ngjyrat e Maqedonisë do t’i mbrojnë: Vladimir Egorov, Besir Alili, Fati Vejseli, Dejan Mitrov dhe Mogamedxhi Nurov.

Pritjet më të mëdha janë nga kampioni i Evropës, Vlladimir Egorov dhe bartësit të medaljes së bronzit nga Kampionati Botëror, Mogamedxhi Nurov.

Ndërkohë Besir Alili dhe Fati Vejseli do të kenë mundësi që të dëshmojnë talentin e madh në një skenë të madhe të mundjes, ndërsa Dejan Mitrov do të mbështetet te eksperienca në tentim që të arrijë rezultat pozitiv.

LEXO EDHE:

Back to top button