Corriere dello Sport: Brozoviçi meritoi kartonin e kuq

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, sot ka dal me titullin: “Brozovic e meritonte të kuqin, dyshime për penalltinë e parë”, duke bërë moviolën e ndeshjes mes Interit dhe Juventusit.

Episodi i parë i diskutueshëm lidhet me Marselo Brozoviçin, i cili bën një faull taktik, paralajmërohet dhe e hedh topin shumë larg. Kroati do ta kishte merituar kartonin e dytë të verdhë.

Pra, të kuqin dhe Interi duhej të vazhdonte me 10 lojtarë. Pastaj penalltitë, dyshime për të parën. Lautaro Martinez mbetet në këmbë pas një kontakti me De Ligt dhe më pas kryqëzon këmbët me Bonuçin, i pozicionuar pas tij.

Mbrojtësi i Juventusit duket se nuk ka bërë asgjë për të ndërhyrë, ndjesia është se argjentinasi po e kërkon vetë kontaktin minimal me kundërshtarin. Për penalltinë e dytë, megjithatë ka pak dyshime, por duhej ndërhyrja e VAR-it.

LEXO EDHE:

Back to top button