Antetonkoumpo, sërisht drejton Milluokin deri te fitorja

Milluoki Baks shënoi fitore me rezultat 110-107 ndaj Bostonit në sfidën e pestë të gjysmëfinales në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 3-2 serinë e takimeve dhe tashmë është një fitore larg finales. Një tjetër ndeshje e mirë e Xhianis Antetokounmpo, autor i 40 pikëve e 11 kërcimeve, ndërsa në krahun tjetër, Tatum realizoi 34 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Memfisit mposhti 134-95 Golden Stejtin, duke rihapur garën për një vend në finale. Të gjithë prisnin që Golden Stejti të fitonin dhe kalonin në finale, por vendasit bënë një paraqitje të shkëlqyer. Shtatë basketbollist të Memfisit, realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që te Golden Stejti (tashmë udhëheq 3-2 serinë) mungoi një lider, në një ditë të keqe dhe larg asaj që pritej.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Majami – Filadelfia, (3-2)

Boston – Milluoki 107-110 (2-3)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale

Phoenix – Dallas, (3-2)

Memfis – Golden Stejt, 134-95 (2-3)

LEXO EDHE:

Back to top button