COVID 19, anulohet sfida Tre Pene-Gjilani
Alsat
20.08.2020 15:15
Skuadra e Gjilanit duhet të pres për debutimin në garën evropiane, pasi që UEFA ka anuluar ndeshja mes skuadrës nga San Marino, Tre Pene dhe Gjilanit. Arsye për këtë është se një futbollist i Gjilanit ka rezultuar pozitiv në testet për “Covid-19”. Lajmin kanë konfirmuar skuadra e San Marinos dhe UEFA. Ndeshja duhej të zhvillohet në stadiumin e San Marinos, në ora 18:00./Lajmi.net/