Covid-19 arrin në Antarktidë

Kili ka regjistruar 26 persona të prekur nga covid-19 në bazën Bernardo O’Higgins Riquelme në Antarktidës.

Tre persona të tjerë rezultuan pozitivë në një anije e cila qëndronte në bazë për të sjellë personel dhe furnizime.

Autoritetet kiliane njoftuan këtë javë se një shpërthim i koronavirusit kishte ndodhur në një nga bazat e tyre në Antarktidë. Kjo shënon herën e parë që kontinenti preket nga virusi.

Baza ushtarake në Antarktidë ka marrë menjëherë masa për të mbajtur shpërthimin e virusit nën kontroll. Turizmi është anuluar, aktivitetet u ndaluan dhe disa biznese janë mbyllur.

Nga erdhi virusi ?

Autoritetet kiliane thanë se zbuluan tre raste me Covid-19 në mes të 208 anëtarëve të ekuipazhit të anijes Sargento Aldea, e cila udhëtoi nga zona më jugore e Kilit drejt Antarktidës, nga data 27 Nëntor deri në 10 Dhjetor.

Rajoni i Magallanes është një nga zonat më të populluara në Antarktidë dhe një pikë lundrimi e shumë anijeve dhe ngritjes së avioneve.

Anija Sargento Aldea solli furnizime dhe personel në bazën General Bernardo O’Higgins Riquelome Antartic, ku këtë javë, u konfirmuan 36 raste pozitive me COVID-19.

26 persona janë personel ushtarak dhe 10 persona civilë të cilët shërbejnë në mirëmbajtjen e bazës.

Si erdhi virsusi në Antarktidë?

Autoritetet kiliane thanë se i gjithë ekuipazhi i prekur nga virusi u evakuuan nga kontinenti duke u izoluar dhe tani janë nën “monitomim të vazhdueshëm.”

Gjatë vitit rreth 1000 persona nga 38 stacione të ndryshme kishin udhëtuar në hemisferën dimërore në mënyrë të sigurt, pa asnjë raportim të rasteve me Covid-19, thanë autoritetet britanike të kërkimeve në Antarktidë.

Por një rritje e udhëtimeve në këtë rajon në pranverë dhe në fillim të verës, rrit rezikun e infektimeve nga virusi.

LEXO EDHE:

Back to top button