COVID-19, Belgjika forcon masat kundër virusit
Belgjika ka forcuar masat e saj antiCOVID-19 në mes të rritjes së rasteve të reja të infektimit në vend.
“Situata e koronavirusit në vendin tonë është serioze dhe shqetësuese”, shkroi kryeministri Alexander De Croo në Twitter.
“Përhapja e virusit po përshpejtohet. Ne duhet ta ndalojmë atë”, shtoi ai.
De Croo njoftoi se rregullat e reja dpo të hyjnë në fuqi të premten dhe, fillimisht, është vendosur të aplikohen për një muaj.
Sipas rregullave të reja, në restorante e lokale lejohen të ulen vetëm katër persona në një tryezë dhe këto mjedise do të mbyllen pas orës 23:00.
Kryeministri belg rekomandoi me forcë punën nga shtëpia.