INSEE: Ringjallja e COVID-19 pritet të ndalë rimëkëmbjen e ekonomisë

Rimëkëmbja e ekonomisë franceze pritet të ndalet në tremujorin e fundit të vitit 2020, për shkak të ringjalljes së epidemisë së COVID-19, vlerësoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave (INSEE), që parashikon një recesion prej 9% këtë vit.

“Kufizimet e reja të vendosura në sektorë të caktuar dhe pasiguritë në lidhje me evolucionin e situatës shëndetësore na bëjnë të mendojmë se PBB do të mbetet 5% nën nivelin e tij parakrizës”, tha INSEE.

Deri më tani, institucioni ka parashikuar një rritje të vogël prej 1% të PBB-së në tremujorin e fundit, pas kthimit të fortë në të tretin, i vlerësuar në + 16%.

LEXO EDHE:

Back to top button